Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Takim mes presidentëve, rrezikohet bojkoti i kampionatit

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 12:59 | Futboll

Gjendja kritike që po përjeton futbolli shqiptar ka bërë të domosdoshme një mbledhje të thirrur me urgjence që përfshin presidentët e ekipeve të Superiores, që po mbahet sot në ambientet e Arenës Kombëtare.

Ndërkohë që Ligji për sportin ende nuk është miratuar, siç ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama, problematikat mbeten të shumta.

Edhe pse pritej një prani më e plotë  e presidentëve, vetëm 5 prej tyre ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme

Presidentet janë të pakënaqur sepse sipas tyre asnjë pikë e tyre nuk është marrë parasysh. Mbi të gjitha kërkesat e tyre kanë të bëjnë me lehtësirat fiskale, dhe me mënyrën e sponsorizimit, si dhe me njohjen e sponsorizimeve në prag të mundësisë së privatizimit të ekipeve.

https://www.youtube.com/watch?v=OjLnnyCi244

Edhe pse pritej një prani më e plotë  e presidentëve, vetëm 5 prej tyre ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme, ato të Skënderbeut, Teutës, Tiranës, Laçit dhe Luftëtarit, ndërkohë që mungojnë ekipe elitare si kampionët e Partizanit, Kukësi, por edhe Vllaznia dhe Flamurtari.

https://a2news.com/2019/11/22/ligji-i-sportit-kontradiktat-me-qeverine-futbolli-rrezikon-bojkotin/

Nuk përjashtohet se protesta e klubeve të Superiores mund të përfundojë edhe me vendosjen e masave ekstreme që shkojnë deri tek bojkoti i kampionatit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë