Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, takohen të enjten në Bruksel, në përballjen e tyre të parë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun e vendit, gjatë muajit maj. Përmes një njoftimi Bashkimi Europian bëri të ditur se takimet e ndara me përfaqësuesin e lartë Josep Boreell dhe të dërguarin e BE do të nisin që në orën 9 të mëngjesit për tu pasuar nga një takim tre palësh, më vonë gjatë ditës. (A2 Televizion)