Takimi me Lajçak, Hoxhaj: Kosova nuk është e përgatitur për fazën mbyllëse të dialogut

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 ku foli rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas vizitës së të dërguarit të Posaçëm të BE për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Diplomati kosovar ndau detaje nga takimi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian dhe shprehu mendimin e tij në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.