Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Takimi në Fier, Rama: PD do të bllokojë vaksinimin dhe rindërtimin

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 14:10 | Politikë
Takimi në Fier, Rama: PD do të bllokojë vaksinimin dhe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve në kërkim të mandatit të tretë. Gjatë një bashkëbisedimi në Fier, Rama akuzoi kundërshtarët se do të zvarrisin procesin e rindërtimit dhe do të bllokojnë procesin e vaksinimit.

Gjatë një takimi në qytetin e Fierit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të PD-së mbi përdorimin elektoral të programit të rindërtimit dhe procesit të vaksinimit.

“Me ata edhe procesi i vaksinimit që është një proces i fituar tani më do të kthehet në një humbje. Ata do ti kthenë të jgithë njerëzit në lagjet e reja që po ndërtohet? Harrojeni! Me ata procesi i rindërtimit do të kthehet në një torturë dhe në një zvarritje.”, u shpreh Rama.

Ashtu si rivali i tij, edhe Rama hodhi poshtë një nga kartat e forta të Lulzim Bashës, i cili shprehet se ka anëtarësuar vendin në NATO.

“Kanë futur këta Shqipërinë në NATO. A e kuptoni?! Shqipërinë në NATO e kanë futur këta. Shqipërinë në NATO e kanë futur Shtetet e Bashkuara që të jemi shumë të qartë.”, u shpreh Rama.

Kryesocialisti ripërsëriti qëndrimin e tij se mandatin e tretë e kërkon për të përfunduar projektet e nisura për të cilat shprehet se ia ndërprenë në mes tërmeti dhe pandemia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë