“Takimi virtual” i zyrtarit të SHBA, Palmer: Presim zgjedhje demokratike me kandidatë të besueshëm

Gjatë takimit virtual që zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, janë diskutuar kryesisht çështjet e zgjedhjeve të 25 prillit dhe marrëdhëniet mes 2 shteteve.