Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Takon liderët e partive politike, Lajçak: Kosova të flasë me një zë në dialogun me Serbinë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 13:44 | Kosova
Takon liderët e partive politike, Lajçak: Kosova të flasë

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, i deleguari i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak u takua me krerët e partive politike. Qëllimi i këtyre bisedave është arritja e dakordësisë për një datë lidhur me rifillimin e negociatave për normalizim të marrëdhënieve mes vendeve fqinje.

Diplomati sllovak zhvilloi një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin tha se kishte pasur një diskutim shumë të mirë.

“Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për secilin popull”, tha Lajçak.

I deleguari i BE-së më pas u zhvendos për në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u takuar me kreun e saj, Isa Mustafën.

Lajçak refuzoi të jepte një prononcim për mediat, teksa bëri me dije se të enjten do të mbajë një konferencë për shtyp për të zbuluar detaje të bisedave të tij me zyrtarët dhe liderët politikë të Prishtinës. Ndërsa Mustafa nënvizoi se LDK është e interesuar që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë