Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Taksa e pronës, ende vështirësi në vjeljen nga bashkitë edhe pas reformës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 16:27 | Ekonomi

Të ardhurat që bashkitë vjelin nga taksat mbi pasurinë e paluajtshme janë larg niveleve të synuara, pas reformimit për të bërë llogaritjen e tyre mbi vlerën e tregut. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave, tregojnë se prej vitit 2018 kur nisi të zbatohej formula e re, bashkitë kanë arritur të rrisin me vetëm 11% të ardhurat nga këto taksa, duke mbetur madje në stanjacion vitet e fundit, deri në një rënie në 5.1 miliardë lekë gjatë 2020-ës.

Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Shoqatës për Autonomi Vendore, të dhënat për vitin e kaluar reflektojnë pasojat e pandemisë. Megjithatë, Farrici shprehet se ka ende një numër të madh bashkish që nuk kanë rezultuar efikase në mbledhjen e taksave mbi pronën, duke listuar si pengesë kryesore mungesën e Kadastrës së plotë Fiskale.

Sipas të dhënave të raportit të Financave Publike Vendore, bashkitë që performojnë më mirë, janë ato që kanë zgjedhur si agjent tatimorë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve. Pjesa tjetër has vështirësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë