Taksë e sheshtë apo progresive? Ekspertët përgjigjen në A2 Business Week

Viti i ardhshëm është një vit zgjedhor dhe politika ka nisur diskutimin publik për nivelin e taksave. Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste i qëndron taksës progresive me premtimin për ulje të nivelit të tyre për biznesin e vogël. Më saktësisht, heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së për këtë kategori. Teksa opozita dhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha, premton rikthimin e taksës së sheshtë në nivelin e 9%, më pak sesa ajo e zbatuar më herët nga demokratët kur ishin në pushtet. Taksë e sheshtë apo progresive? Kush paguan më shumë dhe kush përfiton më shumë?

Të ftuar:

Ridvan Bode, ish-ministër i Financave
Arben Malaj, ish-ministër i Financave
Enea Janko, ekspert ekonomie
Maksim Caslli, drejtor ekzekutiv i Deloitte, Shqipëri dhe Kosovë.