“Talasemia” në pandemi. Pacientët në pritje për gjak, lutje për dhurime

Rrallë mund të gjesh një 5-vjeçare kaq të duruar, ku mjekët dhe infermierët nuk janë makthi i saj. Nuk e shqetëson vigoni në dorë dhe as të shohë tek merr gjak. Ky proces është pjesë e jetës së saj, që kur u dignostikua pas lindjes me talasemi.