Tarifa e Rrugës së Kombit, bizneset: Na penalizon

Tarifa e rrugës së Kombit ka penalizuar tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, kjo është një pengesë e madhe për sipërmarrjen dhe duhet rishikuar. Forumi Ekonomik mbarë-shqiptar ku morën pjesë përfaqësues të biznesit dhe qeverisë nga dy vendet, evidentoi si problematike edhe akcizat e larta, pagesat për skanimin, mospërputhjet në legjislacion dhe barrierat e tjera jo tarifore.

Shkarkoni aplikacionin e A2