Tarifa: Jemi në krizë, të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Për të analizuar rolin e ndërkombëtarëve në politikën shqiptare si dhe ngjarjet e ditëve të fundit ishte i ftuar ish ambasadori Fatos Tarifa.
Sipas Tarifës, çdo episod i madh i ndodhur këto vite në Shqipëri nuk mund të kuptohet dot pa ndikimin e të huajve, edhe pse ish ambasadorit nuk i ka pëlqyer ndër vite protagonizmi i disa prej tyre të shndërruar në “yje televizioni”, por shton se “me sa duket shqiptaret këtë kërkojnë, se aty i mbajnë sytë”.
Shkaku sipas tij është mosbesimi i opinionit publik ndaj politikes të brendshme, dhe ngjarjet e fundit e dëshmojnë.
Edhe pse rruga e djegieve të mandateve nga opozita për të “nuk çon gjëkundi”, ai pranon që vendi gjendet në një krizë politike reale, dhe “në kushte të tilla do të ishte mirë që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, duke shtuar se në atë rast beson “se kryeministri të fitonte”.

Shkarkoni aplikacionin e A2