Tarifa, konviktet “fasadë” dhe karta e studentit me ulje për luks, studentët sërish në protestë – A2

Tarifa, konviktet “fasadë” dhe karta e studentit me ulje për luks, studentët sërish në protestë

Studentët janë rikthyer sërish në protestë. Disa qindra prej tyre janë mbledhur këtë të mërkurë para godinës së Universiteti i Tiranës, bashkë me pankartat “meme”, që ironizojnë marrëveshjen e arritur vitin e kaluar pas protestave masive që nisën në dhjetor 2018. Ata thonë se kanë dalë për të protestuar pasi, sipas tyre, një pikë e paktit për universitetin nuk është zbatuar. Bëhet fjalë për tarifën e shkollimit. Sipas një vendimi të qeverisë, të gjithë studentët që kanë mesatare mbi 6, por kanë qofte edhe një provim të mbartur, tarifën ta paguajnë të plotë dhe jo të përgjysmuar.