Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Task-forca kundër kanabisit në Vlorë, raportime të përjavshme nga institucionet

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 14:36 | Aktualitet

Dy ditë pas deklaratës së kryeprokurorit Çela, që deklaroi se “kemi vënë re që rritjet më të mëdha të kultivimit të kanabisit kanë qenë në Krujë dhe në Vlorë, ku rritja ka qenë konstante”,  është mbledhur Task Forca kundër kanabisit për qarkun e Vlorës, nën drejtimin e prefektit dhe pjesëmarrjen online të zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda.

Vlora ishte një ndër qarqet që kishte rritje të rasteve të kultivimit gjatë vitit të kaluar. Dhe për këtë arsye prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, në fjalën e tij u ka kërkuar të gjitha institucioneve pjesë të kësaj Task-Force, që të marrin masat e nevojshme duke caktuar edhe detyra konkrete në kontrollin e territorit, verifikimin e personave me tendencë kultivimin e kanabisit si dhe raportime të përjavshme për punën e bërë.

Prefekti Flamur Mamaj

Ndërkohë prej disa ditësh kryeministri ka lancuar nismën më të re të qeverisë, atë të legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, propozim i cili pritet të kalojë në parlament brenda këtij sesioni edhe pse nuk janë të qarta mënyrat se si do të arrihet ligjërimi i kultivimit të bimës narkotike, benefitet apo edhe kontrolli për të shmangur mbjelljet e pakontrolluara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani