Taulant Balla: Çështja Sheshi? Nuk i takon politikës të bëj gjyqin, por drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë në A2 një apel për Partinë Demokratike, duke i cilësuar si “të hapura dyert e PS-së” për bashkëpunim në kuadër të aprovimit të paketës për kodin zgjedhor në 31 janar, kiu ndër të tjerat do të vendoset një ndryshim tërësor për sa i përket financimin e partive”, që sipas Ballës sheh liderin e Pd-së Basha si problematik.

Balla është me i kujdesshëm dhe diplomat kur flitet për çështjen e Bujar Sheshit, anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë i akuzuar se figuron në dosjet e ish sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor:
“Doli dje PD dhe sulmoi një anëtar të KLP për të kaluarën si bashkëpunëtor. Nuk i takon politikes të bëj gjyqin, por drejtësisë”. Sipas Ballës, nga momenti qe PD ka sjelle disa dokumente që gjykon si të vlefshme, “procesi do të vazhdojë paralelisht në pjesën e drejtësisë” dhe politika duhet të ndalet.

Ndërkohë që çështja Cakaj sipas tij do të shkoj ne kushtetuese “shumë shpejt”, por normalisht ka një procedurë që kërkon kohën e vet, ai duket shume i kënaqur nga prurjet e reja në ekzekutiv, “ më shtohet bindja që energjitë e reja po japin rezultate”.
Një emër të përveçëm e bën, është ai i Ministres së Arsimit Besa Shahini, që kreu i socialistëve në Parlament vlerëson si “ ministre që do të mbahet mend në historinë re që ka të bej për paktin m e Universitetin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN