Taulant Balla për shkarkimin: Puna jonë me Metën përfundon sot, të flasë Gjykata Kushtetuese

Kreu i grupit socialist Taulant Balla komentoi në dalje nga godina e Parlamentit votimin për shkarkimin nga detyra e kreut të shtetit, presidentit Ilir Meta.
Sipas Ballës, “Kuvendi u shpreh dhe brenda 5 vendimi i shkon Gjykatës, e cila duhet të shprehet brenda 3 muajsh, edhe pse Gjykata mund të marrë edhe një muaj tjetër për shkak të muajt gusht. Vendimi i shkarkimit ka nevojë për 5 vota pro.
Balla vijoi duke apeluar që ”i shkarkuari të presë vendimin e Gjykatës, kurse politikanët duhet të bashkohen në heshtjen ndaj çdo adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është organ i pavarur, ajo duhet të flasë dhe ne të heshtim, sepse puna jonë me Metën përfundon sot”.
Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor, duke votuar me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.