Tavani i interesave, Agalliu: I vonuar, zbatimi duhet monitoruar

Aplikimi i tavanit të interesave të kredive shihet si një vendim i drejtë nga ana e ekspertit për ekonominë, Arbi Agalliu.

Sipas tij, interesat dhe komisionet që aplikojnë sot institucionet e mikrofinancës janë shumë të larta dhe rëndojnë edhe më shumë mbi ata klientë që nuk kanë mundësi tjetër zgjedhje.