Të dobët në PISA, “reformat dështuan, masa urgjente për ndryshim” – A2

Të dobët në PISA, “reformat dështuan, masa urgjente për ndryshim”

Ministria e Arsimit ka dështuar me reformat e saj. Ky është qëndrimi i specialistëve veçanërisht pas analizës që ministrja Besa Shahini u bëri rezultateve të dobëta që Shqipëria mori në PISA 2018. Ministria e Arsimit pranoi publikisht pabarazinë në cilësi, mes shkollave të fshatit dhe atyre në qytete. Por për Ndriçim Mehmetin, specialist arsimi, ky pohim është një “autogol” i ministres. “Ministria nuk ka program të qartë se si do t’i zhvillojë nga ana profesionale mësuesit”, tha ai.