Të drejtat në punë, gratë nuk respektohen dhe ka dhunë

Tefta Buci është 36 vjeç. Një ndër punonjëset e shumta të industrisë fason në Shqipëri. Ka vuajtur dhunë në vendin e punës dhe sot nuk ka frikë ta tregojë, ndryshe nga shumë gra të tjera, që durojnë nga frika për të humbur të ardhurat e pakta.
“Procesi i punës është shumë i vështirë dhe ofendimet janë nga më të ndryshmet, deri ne ngacmim dhe shuplakë. Më ka ndodhur edhe mua, dhe isha nga punëtoret më të mira”, thotë Tefta.
Në Shqipëri gratë nuk raportojnë për ngacmimet në vendet e punës. Ndryshe nga sa ndodh në vendet e bashkimit europian.
“Pak kanë kurajën të raportojnë nga frika e humbjes së punës”, thotë Plejada Gugashi.
“Ndal Dhunës me Bazë Gjinore në vendin e Punës”, ishte aktiviteti i organizuar në Mbështetje të të Konventës së Organizatës Botërore të Punës për të sensibilizuar gratë për të drejtat që kanë në vendin e punës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN