Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Të gjithë në pritje të Vangjush Dakos, “blindohet” Drejtoria e Policisë së Tiranës, vihet tenda e bardhë në hyrje

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 17:00 | Kronikë
Të gjithë në pritje të Vangjush Dakos,

Hyrja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku pritet të dërgohet ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është mbuluar me një tendë të bardhë, e cila me shumë mundësi nuk do të lejojë filmimin e momentit kur Dako do të mbërrijë në këto ambiente.

Kujtojmë se, SPAK lëshoi 10 fletë arreste për kryebashkiakun Dako dhe nëntë zyrtarëve të tjerë. Mes tyre, janë caktuar 7 masa sigurie “arrest me burg” dhe tre të tjerë janë lënë në “arreste shtëpie”.

SPAK pritet që të japë informacione për të arrestuarit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Mësohet se, përveç hetimeve të nisura për disa kate të një pallati që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës, hetimet janë shtrirë edhe për një procedurë tenderimi gjatë kohës që Dako drejtonte Durrësin.

Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)  vendosi të shpallë “non grata” ish-kryebashkiakun socialist Vangjush Dakon. Gjithashtu i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe pjesëtarëve të familjes së tij.

https://a2news.com/2023/06/06/spak-leshon-urdher-arresti-per-vangjush-dakon/
https://a2news.com/2019/06/05/superman-me-duart-akullore-si-u-mbrojt-dako-dhe-si-reagoi-rama-per-pergjimet/
https://a2news.com/2023/06/06/pallati-qe-fundosi-vangjush-dakon-nga-5-kate-u-be-11/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani