Të jetosh në vetëm 9 metër katror

Kate Jones është një artiste që pikturon për revista apo libra. Kur vendosi të banonte në apartamentin e saj të vogël, por me çmim të përballueshëm në Paris, nuk e kishte menduar asnjëherë se do të detyrohej që për muaj të mbyllej në hapësirën vetëm 9 metër katrorë. Prej 17 marsit të kaluar, ajo është detyruar t’i kalojë ditët në hapësirën modeste, për shkak të izolimit të vendit nga pandemia e koronavirus.