Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Te Kukësi nis epoka “Josa”

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 17:29 | Futboll
Te Kukësi nis epoka “Josa”

Mirel Josa kthehet në kampionatin shqiptar pas 3 vitesh e gjysmë. Aventura e re e tij te Kukësi ka nisur me besëtytni. Edhe pse sot doli në stërvitje me ekipin, trajneri preferoi që konferenca e prezantimit të zhvillohet të mërkurën.

Pas takimit me të gjithë lojtarët dhe një fjalimi disaminutësh, 57-vjeçari shfaqi edhe klasin që ende nuk e ka humbur nga periudha kur ishte një prej futbollistëve të spikatur të kampionatit shqiptar, me tre tituj kampion si futbollist.

Një Mjeshtër i Sportit, pjesë e brezit të artë të 21-vjeçarëve kuqezi, që luajtën në Kampionatin Europian, duke arritur deri në çerekfinale, pasi eliminuan ekipe si Gjermania Perëndimore, Turqia dhe Austria.

Edhe me Kukësin, synimi është të shkruhet një tjetër histori suksesi, pavarësisht se skuadra ndodhet në vendin e pestë në kampionat, 13 pikë larg kryesuesve të Vllaznisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë