Të kuqtë festojnë 75-vjetorin e themelimit të Partizanit

Në punë për ndeshjen e fundjavës me Bylisin, të përqendruar te gara për titullin, por edhe në festë për 75-vjetorin e themelimit. Te Partizani kanë arsye të krenohen. Më 4 shkurt të vitit 1946 nisi një histori suksesi, me klubin e kuq që mori formë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.