“Të ndahemi me oligarkinë, qytetarëve u kthyem shpinën”

Publikuar më: 30/4/2020, ora 14:17

Partia Socialiste duhet të ndahet me oligarkinë! Me këtë thirrje, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i kërkoi Parlamentit të mos e votojë ndryshimin në kontratën koncesionare për portin e hidrokarbureve në Durrës. “Nuk kemi asnjë tagër, asi si maxhorancë dhe as i Kuvend, që të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re. Po synohet me këtë kontratë që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb objekti”, tha Bushati. “Çfarë duam të bëjmë, një realitet si Dhërmiu dhe Palasa? Nuk i kuptojmë ne gabimet tona? Ku një grusht të pasurish jetojnë në mënyrë ekskluzive dhe nga taksat tona shkon rruga, energjia dhe uji? Unë kam respekt për kapitalin, i heq kapelën çdo biznesmeni të ndershëm shqiptar, por ne duhet të ndahemi me oligarkinë”.