Të nuhasësh koronavirusin, misioni i (pa)mundur i qenve francezë

Programi është ende në fazë fillestare, por një skuadër veterinerësh francezë po shpreson shumë që të përdorë qentë për të nuhatur koronavirusin te njerëzit e infektuar, përmes erës së veçantë të djersës së tyre. Skuadra kërkimore ka gati dy javë që punon për këtë projekt, duke përdorur qentë e kërkimit nga zjarrfikësit e “Seine-et-Marne”. Qenët prezantohen me tre kampionë të ndryshëm, djersë nga një njeri që ka rezultuar pozitiv në test, një që ka rezultuar negativ dhe një neutral. Nëse qeni gjen kampionin e duhur, atëherë merr si shpërblim lodrën e preferuar.