Të pandikuar nga influenca ruse, Rama: Meritojmë të nisim negociatat formale me BE

Në intervistën për Radio Televizionin Spanjoll RTVE, kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria duhet të përparojë me reformat në mënyrë që të jetë më pranë Bashkimit Europian, por shtoi se vendi ynë meriton që të nisin negociatat formale për anëtarësim.