Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Të pastrehët nga tërmeti, në oborrin e kishës së Laçit

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 15:54 | Aktualitet
Të pastrehët nga tërmeti, në oborrin e kishës së

Kurbini është një prej qarqeve më të prekura nga tërmeti, me qindra familje të mbetura të pastreha pas dëmeve të rënda në banesat e tyre. Ngjarja ka mbetur e ngulitur në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Ndaj për një pjesë, ky pelegrinazh është edhe një mundësi për të gjetur siguri dhe mbështetje përmes besimit.

Mbështetja te besimi është edhe më e prekshme në kishën e Shën Mhillit në qendër të qytetit të Laçit, që edhe pse mbi 100-vjeçare qëndron në hije të kishës së famshme të Shna Ndout.

Kushtet shëndetësore dhe mungesa e të ardhurave ua pamundësojnë atyre strehimin në hotele apo apartamente larg qytetit të tyre.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë se do të vinte dita dhe unë do të isha me fëmijët në çadër. Në radhë të parë është stresi se çfarë do të ndodhë në të armen se atë që ndodhi tashmë e kemi të qartë”, shprehet një qytetare.

“Sapo ka rënë tërmeti, njerëzit kanë dalë nga pallatet dhe kanë ardhur në oborrin e kishës. Në fillim kemi qëndruar edhe ne me ata në tendat jashtë kishës prej frikës. Më vonë kemi vendosur një çadër, ku kemi qëndruar 30 e më shumë persona”, tregon Pater Ndue Toplana, Famulltar i Kishës së Shën Mhillit, Laç.

Dëmeve të tërmetit nuk i kanë shpëtuar as objektet fetare. Kisha, që sot ka hapur dyert e saj për ata më në nevojë, ka pësuar dëme të dukshme. Inxhinierët e kanë shpallur atë si godinë me rrezik shembjeje.

“Tani presim ndërhyrjet. Por edhe pse ka qenë kështu, ne e kemi vazhduar misionin dhe meshën”, Famulltar i Kishës.

Të strehuarit në çadrat e kësaj kishe shprehen se kanë pak për të festuar këtë dhjetor, por e kanë një urim që 2020-ta t’i gjej në shtëpitë e tyre.

“Vetëm një shtëpi për të futur kokën e fëmijëve, pasi unë nuk e kam problem. Por është e vështirë të mos dish ku të çosh fëmijët për festë”, shprehet një prej banoreve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani