Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Të rinjtë e opozitës përballë Parlamentit, kandidati Indrit Hoxha refuzon mandatin

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 15:42 | Aktualitet

Ndërkohë që në Parlament pritet të zyrtarizohet mandati i tre deputetëve të rinj të opozitës parlamentare, përballë godinës të Kuvendit të rinjtë e opozitës jo parlamentare, LRI dhe FRPD, kanë organizuar një protestë, ku pjesa më e madhe e tyre është pajisur me maska dhe me kartonë të kuq dhe bluza me flamuj të vendeve të Bashkimit Evropian, për të simbolizuar refuzimin e BE për fillimin e negociatave me Tiranën zyrtare. Ndërkohë, një surprizë vjen nga brenda Parlamentit, ku një nga kandidatët për të marrë mandatin nga lista e PD-së, Indrit Hoxha, e ka refuzuar atë, duke shpjeguar se ai nuk mund të bëhet palë me “hetues të diktaturës komuniste si Braho dhe Xhafaj, ku i ati i kreut të ekzekutivit ka firmosur për varjen e poetit Havzi Nela. Beteja sapo ka nisur, dhe në11 maj do të jetë akti final i largimit të klike kriminale që ka pushtuar shqiptarët”. Indrit Hoxha është i djali i Fatmir Hoxhës, ish- i përndjekur politik dhe kryetar i Partisë të të Drejtave të Mohuara e Re dhe protagonist i shumë protestave të kësaj shtrese sociale, i ndarë nga jeta vitin e kaluar. Për këtë shkak pranimi i mandatit nga djali i tij kishte shkaktuar habi në rrjetet sociale. Por me sa duket, ka qenë një surprizë e FRPD-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë