Të shtunën votohet për qeverinë e re, çfarë do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut?

Publikuar më: 13/1/2022, ora 15:13

Këtë të shtunë, qeveria e re në Shkup, pritet të votëbesohet në parlament, në seancën e parashikuar për në orën 11, me mandatarin e ri për kryeministër, liderin e social-demokratëve Dimitar Kovaçevski që dorëzoi përbërjen dhe programin e punës së qeverisë së re. Sipas Kovaçevskit, prioriteti kyç dhe i parë i qeverisë do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike në vend, e cila është njëherazi edhe krizë energjetike evropiane. Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë mbetet një tjetër prioritet ndërsa opozita është shprehur skeptike për realizimin e premtimeve të qeverisë së re, pasi sipas Mickoskit ajo përbëhet nga të njëjtat personazhe e të njëjtat politika të Zaev. Një lexim të situatës politike në Shkup e bën në Ditarin e A2 CNN, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike atje, Naser Pajaziti.