Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Teatri”, Basha: Opozita sërish në protestë. Ky krim nuk mund të hetohet me këtë qeveri në krye

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 11:06 | Politikë
“Teatri”, Basha: Opozita sërish në protestë. Ky krim

Pas një takimi të zhvilluar paraditen e së martës me ambasadorët e BE-së në vendin tonë, kreu i PD-së u pyet nga gazetarja e A2, Klementina Cenkollari edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Bashës theksoi se kjo çështje nuk mund të hetohet aktualisht, pasi ai thotë se kryeministri është fajtori.

“Hetimi dhe vënia përpara përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër, jo vetëm teatrit, por edhe kundër medias, qytetarëve të pafajshëm, hetimi është i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të ketë një qeveri që nuk kontrollon prokurorinë. Për hetimin ndërkombëtar të presidentit nuk kam një kundërshtim, do të sillte besueshmëri. Me këtë qeveri, ky krim nuk mund të hetohet pasi fajtorët janë qeveria dhe kryeministri”, tha Basha.

Basha konfirmoi se opozita do të jetë në mbështetje edhe të protestës të së mërkurës që pritet të mbahet nga Aleanca për Teatrin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani