Teatri dhe piramida, fati i ndryshëm i dy godinave në sytë e kryeministrit

Në 2 nëntor të 2010, në një ulje të pazakonte përballë kryeministrit Sali Berisha, Edi Rama, atëherë kryebashkiak, refuzonte me forcë shembjen e piramidës. Aty, mazhoranca demokrate planifikonte të ndërtonte kompleksin e riparlamentar. Por, Edi Rama, asokohe edhe kryetar i opozitës, i sugjeronte rivalit politik të pyeste qytetarët.