Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Teatri Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestë para Bashkisë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 11:49 | Aktualitet
Teatri Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestë para

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë përpara bashkisë së Tiranës, pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar dhe ndërtimit i Teatrit të ri.

Aktori Liçaj tha për kamerat e A2 se është kërkuar zyrtarisht informacion në Bashki për projektin e teatrit, në bazë të ligjit për informim, dhe nuk iu është kthyer përgjigje. Sipas tij, terri informativ tregon edhe njëherë se projekti është korruptiv.

“Sot më shumë sesa një protestë, ishte një prezencë sepse ne kemi kërkuar transparencë informative që e parashikon dhe ligjin mbi projektin mbi teatrin. E kemi kërkuara informacion në mënyrë zyrtare në Bashki, me shkresë dhe ende nuk na është kthyer përgjigje. Mos kthimi i përgjigjes të le të kuptosh se afera e Teatrit Kombëtar është korruptive, kriminale. Kryebashkiaku ilegjitim përpiqet të çojë në fund logjikën kryeministrore “KÇK”. Terri informativ i përket mënyrës bolshevike. Nuk do t’i lejojmë, për këtë aferë korruptive do të ndiqen penalisht. Nuk mund të lemë një person që nuk ka bërë një ditë shkollë të bëjë çfarë të dojë me Teatrin”, tha aktori Liçaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli