Teatri kombëtar, Basha: Akt lufte artit, qytetarisë dhe Europës

Protestuesve të angazhuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha u tha se nuk u ka dalë fjale.
“Kemi dy vite që bëjmë këtë betejë bashkë me artistët dhe qytetarët, dhe do ta çojmë në fund. Dhe kushdo që i shpall luftë artit, qytetarisë dhe Europës, do të përballet me të gjitha pasojat e kësaj grabitje”, tha kryedemokrati.
Çfarë ndodhi me Teatrin, sipas Bashës, është tregues i kontrastit mes prioriteteve reale të Qeverisë dhe ndihmës së qytetarëve të goditur financiarisht nga pandemia.
“Brenda natës marrin vendime dhe i ekzekutojnë po brenda natës. Për të mbështetur shqiptaret, iu deshën dy javë, për të dhënë fonde me pikatore”, vijoi ai.
Ekonomia do të vijojë të jetë fokusi i demokratëve, pohoi Basha, sipas të cilit Kryeministri është fajtori numër një për krizën e thellë ku po futet vendi. Basha fajësoi Qeverinë se nuk ka asnjë plan mbështetje për disa prej sektorëve thelbësorë të ekonomisë shqiptare, si turizmi dhe bujqësia.