Teatri Kombëtar, Budina: Lëvizje politike, do të vazhdojmë protestën

Regjisori Robert Budina, një prej kryesuesve të Aleancës për Teatrin, që ka protestuar prej muajsh tashmë kundër shembjes së godinës së teatrit, komentoi njoftimin e Bashkisë Tiranë, ku thuhet se kompania private që do të ndërtonte Teatrin e ri Kombëtar është tërhequr dhe godina e re do të ndërtohet nga buxheti i shtetit. Ai tha se askush prej grupit të artistëve pjesë të Aleancës për Teatrin nuk ka qenë i pranishëm në takimin e organizuar nga Bashkia.