Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Teatri Kombëtar, Budina: Rama dhe Veliaj e kanë humbur betejën, jemi frymëzim për Europa Nostra

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 10:49 | Aktualitet
Teatri Kombëtar, Budina: Rama dhe Veliaj e kanë humbur betejën,

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi dje se fati i Teatrit Kombëtar është i shkruar, dhe se ai do të shembet.

Por pas dy vjet përballje për shembjen e godinës, regjisori Robert Budina, është i bindur se tashmë Aleanca për Teatrin e ka fituar këtë betejë ndaj institucioneve.

“Në fakt nuk janë 2 vjet, por 20 vite përplasje me kryeministrin, që ka humbur tre beteja për teatrin, e humbi edhe këtë, dhe tani ka vënë Erjon Veliajn. Ju e kuptoni sa shanse ka kryetari i bashkisë të fitojë  kur nuk e arriti kryeministri me gjithë pushtetin e tij”.

Sipas Budinës, i intervistuar nga A2, kryebashkiaku “thjesht po djeg veten, ajo deklaratë e tij bëhet që të bindë të tjerët që nuk ka humbur. Ai e ka pranuar humbjen, por e sheh si fitore”.

Së fundmi Budina dhe të gjithë ata që ditë e natë kanë mbrojtur ambientet e teatrit kanë marrë një mbështetje të dukshme dhe prestigjioze nga Europa Nostra, që ka listuar Teatrin Kombëtar si një nga 7 monumentet më të rrezikuara në kontinent dhe i bëri një apel qeverisë shqiptare.  

“Madje sipas tyre ajo është e para, sepse sulmohet nga vetë kryeministri.  Hermann Parzinger është në  një formë ministri i kulturës europiane, dhe ai tha se ky do të ishte rasti i parë që një apel i Europa Nostra nuk do të merrej parasysh. Na kanë shkruar se ky mund të jetë një rast i paprecedent në botë¸ që disa njerëz luftojnë kaq shumë për një godinë, dhe se jemi bërë një frymëzim për ta”, duke paralajmëruar edhe disa “surpriza nga personalitete të kulturës europiane”.

https://a2news.com/2020/01/23/teatri-kombetar-veliaj-shembja-do-te-behet-sapo-te-kene-perfunduar-procedurat/

Regjisori njoftoi edhe faktin që tashmë përtej protestës ekziston paralelisht edhe një fazë ligjore, ku ndër të tjera “ është çuar një dosje në SPAK për shkeljet në informim të kryebashkiakut”.

Përtej emrave të përveshëm, sipas regjisorit çështja ´nuk ka të bëj vetëm me Ramën dhe Veliajn, por me një mentalitet që ka Shqipëria. Njerëzit duhet të besojnë te vetja e tyre, sepse në qoftë se kërkohet e drejta asnjë pushtet mund të rezistojë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani