Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Tedi Papavrami sjell sonatat e Bethoven si pasqyrë të jetës së tij

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 20:57 | Aktualitet

Me të mbërritur në Tiranë, hapi kutinë e tingujve, në shkollën ku mori mësimet e para. Tedi Papavrami, e mori violinën dhe nisi të luajë, pikërisht në sallën kur shqiptarët filluan të besonin në magjinë që sillte ai përmes muzikës. Këtë herë, luante sonatat e Bethoven.

“Veprat e Bethovenit, mbase si gjithë veprat e artit, kanë diçka ngushëlluese. Ndjej një fisnikëri të paparë tek ai, edhe me anën njerëzore, është një mbështetje shumë e madhe në jetën time”, rrëfen violinisti i talentuar.

Pas një divorci, pasi ka rigjetur dashurinë, pas përpjekjeve të vazhdueshme me dritëhijet e shpirtit, Tedi Papavrami tregon si ndikuan këto sonata në jetën e tij.

“Ka qenë një periudhë e vështirë e jetës time, ku muzika e Bethovenit më ndihmonte shumë. Isha i mahnitur kur mendoja sesi ky njeri që ka njohur vuajtje aq të thella, ka arritur t’ i shndërrojë në një mrekulli kaq të madhe si muzika e tij. kjo më ndihmonte.  Kjo është një periudhë e mirë për mua dhe jam i kënaqur që po kthehem këtu për të transmetuar këtë muzikë”, thotë Papavrami.

Ai ka performuar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, për një publik të zgjedhur, shumë të veçantë, siç preferon ta quajë ai, publikun që në këtë koncert e ka duartrokitur duke e rikthyer tre herë në skenë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani