Tejkaluan afatin, policia kufitare greke gjobit shtetasit shqiptarë

Dhjetëra shtetas shqiptarë që për shkak të pandemisë Covid-19, u bllokuan në Greqi, janë gjobitur kur kanë dalë nga territori grek. Gjoba e vendosur nga policia kufitare ka qenë për tejkalim të kohës së qëndrimit përtej tre muajve, që iu lejohet qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.