Telefoni “armiku” i syve, në Shqipëri, 3 në 10 fëmijë me ulje të shikimit

Nëse vite me parë fëmijët me syze optike numëroheshin me gishta në shkollë, sot, në çdo klasë është i konsiderueshëm numri i tyre. Mjekët fajësojnë teknologjinë dhe aparaturat elektronike si shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shikimit tek fëmijët.

Pas vizitave të detyrueshme në grupmoshat 5-6 vjeç, para fillimit të shkollës, okulistët konstatuan se 3 në 10 fëmijë kishin ulje të shikimit dhe probleme te tjera. Sipas tyre, drita e telefonit dhe koha e gjatë përdorimit po shkakton probleme tek brezi i ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2