Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja këshillon moshat më të rrezikuara

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 13:55 | Aktualitet

Elbasani është ndër qarqet që po ndjen më së tepërmi temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh. Me termometrin që shënon më shumë se 40 gradë, qytetarët duket se kanë reduktuar lëvizjet e tyre, ndërsa ato që nuk rrinë dot pa dalë, kanë zënë hijet e pemëve.

Natyrisht që temperatura të tilla ndikojnë dhe në shëndetin e njerëzve. Mjekja e familjes Johana Medolli, tregon se kush janë moshat më të rrezikuara nga këto temperatura dhe çfarë simptomash paraqesin pacientët.

“Mosha e tretë është më e rrezikuara, sepse ka edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Problemet me të shumta janë konfuzioni, gjendja e të fiktit, për të vazhduar me dehidratimin dhe krampet”, thotë ajo.  

Mjekja e familjes Johana Medolli

Mjekja jep edhe këshillat që duhen ndjekur në këto ditë, për të ruajtur në formë sa më të mirë shëndetin.

“Mosekspozimi në rrezet e diellit, sidomos nga ora 11 deri në 14. Të pihen sa më shumë lëngje, jo vetëm ujë, në mënyrë që mos të humbasim kripërat, si dhe qëndrimi në ambiente të kondicionuara”, shpjegon mjekja për A2.  

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin pritet të jetë e pranishme edhe për të paktën dy ditë të tjera, për t’i lënë vendin më pas vlerave më normale të stinës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë