Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tenderët e rrugëve, Prifti liston problemet: Instrument korrupsioni

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 19:07 | Ekonomi
Tenderët e rrugëve, Prifti liston problemet: Instrument korrupsioni

Tenderët e rrugëve në Shqipëri po shfrytëzohen si një instrument korrupsioni. Ky është opinioni që shpreh pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti.

Treguesi më i mirë i kësaj loje të pisët, sipas tij, janë projektet që shpallen pa bërë një analizë prioritetesh dhe një studim të mirëfilltë fizibiliteti, që në fund ndërtohen me kosto disa herë më të larta se në rajon dhe në Bashkimin Europian.

Prifti analizon edhe fenomenin e kryerjes së shpenzimeve në fund të vitit buxhetor. Vlera që do të prokurohet në ditët e fundit të 2020-ës, sipas ekspertit, është edhe më e madhe se zakonisht, për shkak të efektit të zgjedhjeve.

Një nga bazat ku mbështeten dyshimet për korrupsion me tenderat publikë, është fakti që rrugët që ndërtohen me paratë e buxhetit kanë kosto më të lartë edhe se sa rrugët që kanë financim të huaj dhe ndjekin procedurat e veta të tenderimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani