Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përshkallëzuan ndjeshëm pas vrasjes së kreut të forcave elitë Quds në Iran, Qasem Soleimani. Irani u zotua për kundërpërgjigje të ashpër, dhe nuk humbi kohë para së të sulmonte dy baza ushtarake në Iran.
Australia nuk po gjen paqe nga ferri I flakëve. Bilanci I zjarreve që vijojnë prej muajsh në shtetet e Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias, është mbi 2 mijë banesa të djegura, miliona hektarë sipërfaqe pyjore të shkrumbuara , 25 viktima dhe gati 1 miliardë kafshë të ngordhura.
Duka dhe Dukesha e Sussex heqin dorë nga funksionet mbretërore. Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan njoftuan se do jetonin tani e tutje mes Amerikës së Veriut dhe Britanisë së Madhe.
Për këto dhe zhvillime të tjera ndiqni Ditarin Ndërkombëtar, nga Rosalba Bejdo.