Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tërheqja nga fasha 800 KWH, Berisha: Rama u palos, nuk guxoi përballë ultimatumit të opozitës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 12:38 | Politikë
Tërheqja nga fasha 800 KWH, Berisha: Rama u palos, nuk guxoi

Sali Berisha pretendon se ishte ultimatum i opozitës për protesta masive, që shtyu Qeverinë të mos aplikojë rritjen se çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që kalojnë fashën e 800 kilovatorëve. "Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos”, tha Berisha.

Në konferencës e përjavshme kryedemokrati pohoi se rritja e çmimeve në vendin tonë nuk lidhet me luftën në Ukrainë, të cilën tha se e përdor si justifikim kreu i qeverisë. “Mjeran, nuk është ekonomia vizatim, nuk kanë asnjë lidhje lufta me ujërat tona, për çmimet e energjisë elektrike. Pse çmimi i naftës në Mal të Zi shitet më lirë se në Shqipëri? T’ua shpjegojë qytetarëve, kjo luftë ndikon vetëm në vendin tonë apo është njëlloj për të gjithë? Gënjeshtar”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe  tek çështja e amnistisë fiskale, që kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Sipas tij Rama nuk i ka votat por një mesazh e pati edhe për ata deputetë që mund të ngrenë kartonin pro kësaj nisme. “Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit. Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah”.

https://a2news.com/2022/09/30/terhiqet-qeveria-nuk-do-te-hyje-ne-fuqi-fasha-800kw-per-konsumatoret-familjare/

Vendimin e Ramës e komentoi më herët edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, kjo tregon se në Shqipëri “nuk ka institucione të pavarura”. “Ky vendim i marrë, i shpallur dhe i zhbërë në mënyrat më të turpshme, tregon se nuk ekziston shteti i së drejtës dhe nuk ka institucione të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit dhe që bëjnë detyrën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja vendimet. Është shpallur sot mosekzistenca e ERE-s si institucion i pavarur. Vendimi që mori ERE ishte tërësisht i pabazuar në radhë të parë, pasi u bazua vetëm në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Ndërkohë, zhbërja e vendimit duhej të merrej sërish nga ERE”, deklaroi Meta. “Kjo tregon se në krye të qeverisë kemi një kryeministër provokator ndaj qytetarit dhe taksapaguesit. Në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk përballet me këto manovra hajdutërie, ai i bën 8-fish dëmet”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.

https://a2news.com/2022/09/30/terheqja-nga-vendosja-e-fashes-meta-tregues-se-nuk-ka-institucione-te-pavarura/

A2 CNN Livestream

Dita jonë