Tërmetet që lëkundën Bulqizën

Përditësuar më: 8/11/2021, ora 10:29

Tërmetet që lëkundën Bulqizën

Përditësuar më: 8/11/2021, ora 10:29

Mëngjesi i 29 tetorit ishte i befasishëm për banorët e Bulqizës. Në harkun e 10 minutave, tre lëkundje sizmike prekën gjithë territorin e qytetit verilindor. Nga raportimet e para, dhjetëra banesa shfaqën dëmtime serioze, e shumë të tjera me dëmtime më të lehta. Më së shumti u prekën banesat e familjeve në nevojë ekonomike, të cilët në pamundësi financiare nuk e mirëmbanin si duhej strehën e tyre. Lëkundjeve të fuqishme, nuk i kanë shpëtuar as banesat e reja apo ato të mirëmbajtura. Në disa zona, rrëshqitja e dheut ka ndihmuar edhe më tepër tërmetet të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha. Kanë kaluar disa ditë dhe grupet e terrenit kanë kryer verifikimet e nevojshme, duke mbajtur procesverbalet përkatëse. Mes mureve të dëmtuara, ekziston ende frika për të fjetur një natë tjetër. Grupeve të vlerësimit, i shtohen edhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti I 26 nëntorit, tre vite më parë. Asokohe nuk u trajtuan të gjithë banorët, për shkak të ezaurimit ët fondeve. Të dëmtuara janë afro 10 pallate, tre prej të cilëve të shpallur sit ë pabanueshëm. Ky është njëri prej tyre. Në këtë pallat banojnë afro 40 familje, pak prej të cilëve kanë dal me bonus qiraje. Sipas tyre, dëmet në pallat janë shkaktuar nga punimet e kryera për hapjen e rrugës së Arbrit. Teknikët përdorën edhe eksplozivë për hapjen e segmentit, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën përreth dhe banesat aty afër. Në prag të dimrit, banorët e prekur nga tërmeti duhet që minimalisht t’u sigurohet një strehë e përkohshme, e me shpresën se riparimi apo ndërtimi i shtëpive të reja të mos zvarritet po aq sa ato të tërmetit të 26 nëntorit 2019.