Tërmeti i fuqishëm derdh ujin e pishinës nga qiellgërvishtësi

Filipinet u goditën këtë të hënë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë, duke shkaktuar dëme materiale, si edhe disa persona të lënduar.

Ndërkohë, si për të vërtetuar edhe fuqinë e tërmetit, është publikuar edhe një video në rrjetet sociale, e cila ka filmuar momentin e lëkundjes së tokës.

Një qiellgërvishtës në Manila është lëkundur aq fortë sa uji i një pishinë në krye të ndërtesës gjigante është derdhur thuajse i tëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN