Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tërmeti i mori nipin, Moisi Preçi refuzon kampin: Nuk po më ndihmon askush

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 14:54 | Aktualitet
Tërmeti i mori nipin, Moisi Preçi refuzon kampin: Nuk po më

Nata ka rënë mbi Thumanën e dërrmuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Të mbetur pa çati mbi kokë, shpëtimi i vetëm i banorëve fatkeqë mbetet kampi. 

I tillë është rasti i Moisi Preçit. Nipi i tij, 26-vjeçari Krisjan Preçi ishte një nga viktimat e pallateve të shembura në Thumanë.

I riu u nxor nga familjarët, por nuk i mbijetoi plagëve.  

Çadra që u përdor për ceremoninë e mortit, tashmë është streha e anëtarëve të tre familjeve.

Moisiu ndjehet i braktisur. Ai kërkon strehë, por nuk dëshiron që të shkojë në kamp. Shtëpia e dëmtuar e tremb, por frika e vjedhjes së gjësë së gjallë apo banesave ka mbajur edhe të tjerë banorë të dëmtuar jashtë kampit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë