Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tërmeti, raporti i vlerësimeve: Rreth 1 miliard euro për rindërtimin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 09:56 | Aktualitet

Katastrofa e 26 nëntorit shkaktoi afro 700 milionë euro dëme në banesa, 33 milionë euro dëme në infrastrukturë dhe i kushtoi bizneseve dhe turizmit shqiptar plot 150 milionë euro.

Në total, fatura llogaritet në 985 milionë euro, ndërsa rindërtimi pritet të kushtojë më tepër.

https://www.youtube.com/watch?v=SODpjrFEesM

Efektet e tërmetit janë të barabarta me rreth 7,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rrjedhimisht do të ndikojnë në ritmin e rritjes së ekonomisë shqiptare.

Parashikimi i raportit vlerëson një normë rritjeje prej 2,4% për 2019 nga 2,9% para tërmetit dhe 3,2% për vitin 2020, nga 3,5% më parë. Për ekspertët e angazhuar në këtë proces, rindërtimi duhet të kthejë fatkeqësinë në një mundësi.

“Është e rëndësishme që objektivi të mos jetë rikthimi në gjendjen e mëparshme. Të ndërtosh sërish më mirë do të thotë të vlerësosh planet e zhvillimit, të dallosh se ku dëshiron të ecësh para si komb, si komunitet, si bashki; dhe kur të rindërtosh duhet të shfrytëzosh burimet dhe mobilizimin e njerëzve për të arritur një nivel më të lartë se ai i mëparshmi”, deklaroi Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian Willis.

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca u shpreh krenar që Shqipëria mori të njëjtin trajtim si çdo shtet anëtar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile dhe deklaroi se mbështetja do të vijojë në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

“Teksa flasim mund t’ju siguroj që të gjitha nivelet e Bashkimit Europian, administrata dhe liderët në Bruksel, por edhe delegacioni ynë rreth botës po punojnë për të mbledhur zotime donacionesh për ta bërë këtë konferencë të suksesshme siç duhet të jetë”, u shpreh Soreca.

Krahas dëmeve materiale, raporti bën edhe një vlerësim të impaktit social-ekonomik në popullatë, ku u varfëruan mbi 26 mijë njerëz dhe mijëra të tjerë shfaqën probleme shëndetësore, lodhje emocionale, ankth dhe depresion.

https://a2news.com/2020/01/24/perballimi-i-demeve-bushati-opsion-borxh-i-posacem-per-termetin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë