Testet serologjike, a e tregojnë vërtet imunitetin ndaj virusit?

Ndërsa koronavirusi i ri vijon të përhapet me shpejtësi rreth botës, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra se si të identifikojnë ata që kanë qenë të infektuar, përfshirë të shëruarit nga Covid-19. Mendohet se këta persona mund të jenë imunë ndaj virusit vdekjeprurës dhe për këtë arsye të ashtuquajturat teste serologjike apo të imunitetit mund të ndihmojnë në rindezjen e motorit të ekonomisë pa frikën e riinfektimit.