Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Testi për Covid-19, Policia denoncon në Prokurori kontrabandën

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 12:53 | Kronikë
Testi për Covid-19, Policia denoncon në Prokurori kontrabandën

Situata e pandemisë që ka përfshirë vendin, ka sjellë uljen e kriminalitetit, por edhe ka shtuar rastet e abuzimeve në sektorin privat dhe atë shtetëror. Një prej tyre është referimi që Policia e Shtetit ka bërë pranë prokurorisë tiranë, për përhapjen informative të rreme që sjellin panik, por edhe kontrabandë të mallrave të tjerë, nga një subjekt spitalor privat.

Prokurorët thonë se ende nuk e kanë vlerësuar materialin e referuar nga departamenti i Policisë Kriminale, për të vendosur nëse do të regjistrojnë procedim hetimor ose jo. Ajo që konfirmohet zyrtarisht është fakti se janë dy referime për përhapje paniku nga ana e policisë kriminale. 

Burime pranë drejtorisë së Krimit Ekonomik në Polici, thanë se materiali i dorëzuar në prokurori ka të bëjë me veprime të dyshuara si të kryera nga administratori i një laboratori privat, i cili ka futur në treg reagentët që përdoren për testin e Covid-19 dhe të pa certifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Një pjesë e këtyre reagentëve janë blerë nga spitali privat përkundrejt shumave nga 150 deri në 300 euro. 

Policia Kriminale ka dorëzuar të dhëna edhe për doganierët që kanë bërë zhdoganimin e mallit, pavarësisht se këto produkte janë deklaruar si dhuratë nga Kina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë