Testi “Pisa 2018”, a duhet t’i besojmë arsimit sot? – A2

Testi “Pisa 2018”, a duhet t’i besojmë arsimit sot?

Testi i PISA-s për 2018 e rreshtonte Shqipërinë nën mesataren e vendeve të OECD-së. Rezultate që flasin për cilësi të munguar në arsimin shqiptar. Por, a duhet t’i besojmë arsimit sot? Kjo është pyetja që ngre numri i fundit i revistës “Medius”. Ky numër sjell disa këndvështrime mbi marrëdhënien e shqiptarëve me dijen, cilësinë e shkollimit dhe pasojat që ajo sjell në jetën e përditshme. Nga bordi editorial i Medius, i ftuar në “Dita jonë” ishte studiuesi Redi Shehu.