Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tetori rozë, specialistët bëjnë thirrje për kontrolle periodike

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 10:03 | Aktualitet

Thirrja mbetet e njëjtë për çdo ditë të vitit, por këtë muaj ajo merr një rëndësi të veçantë: në vetëm 30 minuta, i krijoni vetes mundësi për diagnostikim të hershëm. Është thirrja për shëndetin. Statistikat e bëjnë atë edhe më të fortë, kur 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit, por zbulimi i hershëm shpëton nga vdekja. Në këtë muaj, thirrja vjen e fortë, përmes mjekëve, por edhe përmes zërit dhe historisë së mijëra grave që betejën me sëmundjen e rëndë e kanë fituar. Në studion e “Ditari” në A2 CNN ishte e ftuar mjekja onkologe Klejda Mati.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu