Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Thaçi: Me Ramën diskutuam heqjen e kufijve, mos u frikësoni nga Vucic ose nga ndonjë injorant

Nga A2 CNN
9 Maj 2019, 12:48 | Kosova
Thaçi: Me Ramën diskutuam heqjen e kufijve, mos u frikësoni nga

Në dalje të diskutimeve të samitit të Brdo-Brijunit që sapo u zhvillua në Tiranë,  presidenti kosovar Hashim Thaçi komentoi diskutimet me dyer të mbyllur të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Thaçit, në samit u diskutua edhe çështja e Kosovës, ku ai theksoi faktin që mos liberalizimi i vizave do të ishte “i padrejtë dhe një ndëshkim për popullin kosovar”.

https://a2news.com/2019/05/09/presidentja-kroate-shoh-se-ka-mungese-interesi-por-be-eshte-e-paplote-pa-ballkanin-perendimor/

Presidenti kosovar ritheksoi edhe që aplikimi i taksës me Serbinë është legjitim dhe do “të mbetet në fuqi”, edhe pse dialogu mes palëve duhet të vazhdojë “i pakushtëzuar, me arritjen e një marrëveshje të pakushtëzuar dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, qe nuk krijon vija etnike, dhe që përfshin Medvegjën Preshevën dhe Bujanovcin në territorin e Kosovës”.

Më pas presidenti kritikojë zhvillimin e samitit të Berlinit, duke thënë se ka qenë “personalisht i tmerruar kur kam mësuar që organizatorët aty nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara, pa rolin e saj nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm, jo më marrëveshje”, dhe shtoi se mendon se samiti i ardhshëm në Paris do të gjej një qëndrim evropian më të unifikuar.

Thaçi zbuloi edhe që i kërkoi përfaqësuesit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, të njohë Kosovën, si edhe për kërkesën ndaj Vucic për njohjen e krimeve serb në Kosovë.

https://a2news.com/2019/05/09/pas-zgjedhjeve-europiane-procesi-i-zgjerimit-nuk-do-te-jete-me-i-njejte/

I pyetur nga A2 CNN, mbi një takimi me Ramën dhe Mogherinin, presidenti kosovar pohoi se me homologun shqiptar kishte diskutuar ditën e djeshme në mënyrë të hapur mbi “heqjen e tërësishme të kufijve midis  Kosovës dhe Shqipërisë”, edhe pse bën një lapsus dhe thotë “Serbi”, që cilëson si një model evropian, euroatlantik, asnjë  nuk i duhet të frikësohet integrimit kombëtar dhe një hapësire kudo që jetojnë shqiptaret pa kufi, në lëvizje të lirë, gjithmonë me përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Asnjë nuk duhet t’i trembet këtij pozicioni, as nga reagimi i presidentit serb as ndonjë injoranti...”, përfundoi Thaçi, duke nënvizuar fjalën e fundit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani